Për t’u gjetur serish në shiritin e prodhimit, aeroplani më i mirë luftarak do të kushtojë 216 milionë dollarë për ekzemplar.
Janë bërë pothuajse shtatë vjet pas prodhimit të fundit të F-22 Raptor të kompanisë Lockheed Martin, i cili edhe sot vlen si aeroplani më i mirë luftarak në botë.
Në një studim të kërkuar nga Kongresi amerikan, i cili deri tash ishte mbajtur sekret nga mediat, kanë dalë detaje mbi shpenzimet e nevojshme që projekti F-22 serish të nisë.
Sipas shkrimit të The Drive, shpenzimet e përgjithshme të këtyre aeroplanëve do të kushtojnë mbi 50 miliardë dollarë, dhe vetëm shpenzimet për nisjen e serishme të programit, i cili do të përfshinte riparimin e mjeteve prodhuese, materialit, redizajnimit dhe disa shpenzimeve shtesë, do të kapte vlerën 10 miliardi dollarë, transmeton KosovaPress.


