Mangot
Mangot kanë fibra dhe vlera të tjera ushqyese që i duhen trupit tuaj. Por, një mango përmban rreth 45 gramë sheqer dhe nuk është e këshillueshme ta hani të gjithën. Mund të hani disa feta dhe pjesën tjetër e ruani për më vonë.

Rrushi
Një filxhan me rrush përmban afërsisht 23 gram sheqer. Prandaj, hajeni në sasi të vogël.

Qershitë
Mbani nën kontroll sasinë e qershive që hani, sepse një tas qershi përmban 18 gram sheqer.

Dardhët
Një dardhë mesatare ka 17 gram sheqer. Mund të hani vetëm gjysmën shoqëruar me kos, ose sallatë.

Shalqiri
Një shalqi mesatar ka rreth 17 gram sheqer. Ai ka sasi të madhe uji që bën mirë për organizmin, por mos hani më shumë se dy feta, për të ulur rreziqet që paraqet sheqeri.

Fiqtë
Edhe fiqtë përmbajnë sasi të lartë sheqeri. Për ta balancuar atë, mund ta konsumoni shoqëruar me djathë dhie.

Bananet
Një banane mesatare ka 14 gram sheqer. Bananen mund ta hani shoqëruar me drithëra.

Frutat me më pak sheqer

 Avokadot
 Një avokado ka vetëm gjysmë gram sheqer. Megjithatë, ato janë të pasura me shumë kalori, prandaj nuk është mirë t’i konsumoni çdo ditë.

Guavas
Përmbajnë 5 gramë sheqer dhe rreth 3 gram fibra. Mund të përgatisni smooth me guavas pa hequr lëkurën.

Mjedrat
Një filxhan mjedra përmban 8 gram fibra dhe 5 gram sheqer. Fibrat ndihmojnë tretjen dhe ju japin ndjesinë e ngopjes.

Luleshtrydhet
Një filxhan luleshtrydhe ka vetëm 7 gram sheqer. Mund t’i shtoni ato në sallata të ndryshme.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re