Vezët kanë vlera ushqyese, sepse ato përmbajnë komponime që janë të rëndësishme për funksionimin e të gjithë organizmit, si seleni, jodi, fosfori, kolina, luteina, vitamina A, B2, B5, B12, E, D, dhe K. E megjithatë, sa është e shëndetshme të konsumohen vezët e papërpunuara, apo vezët e papërpunuara termikisht?
Shumë njerëz preferojnë të konsumojnë vezë të papërpunuara, sepse nivelet e disa komponimeve ushqyese gjatë përpunimit termik bien në mënyrë të konsiderueshme.
Megjithatë, përpunimi termik mund t’i bëjë disa komponime ushqyese edhe më efektive, dhe kjo është tema kryesore e debatit mes ithtarëve të dietës me ushqime krejtësisht të papërpunuara dhe ithtarëve të dietës me ushqime që janë të përpunuara termikisht.
Edhe pse nivelet e disa vitaminave (vitaminat C, B6, B9) gjatë përpunimit termik bien ndjeshëm, substancat e tjera ushqyese bëhen më efektive.
Një studim ka treguar se trupi shumë më mirë i shfrytëzon proteinat e vezëve kur ato janë të përpunuara termikisht. Prandaj, zgjedhja juaj e fundit do të varet nga qëllimi juaj.
Gjithashtu, ajo që nuk duhet injoruar, duhet ta marrim parasysh salmonelën, e cila mund të jetë e pranishme në vezët e papërpunuara me cilësi të dyshimtë. Edhe pse larja e lëvozhgës së vezës para përdorimit e zvogëlon në masë të madhe rrezikun, nuk e eliminon atë plotësisht. Salmonela mund të jetë e pranishme në vetë brendësinë e vezës apo të verdhën e vezës.
Gjithmonë duhet ta mbani në mend se jo të gjitha llojet e vezëve e kanë të njëjtën cilësi. Më së miri është të zgjedhni vezë organike të cilat shumë më rrallë përmbajnë kompozime të dëmshme, vetëm rreth 5 për qind.
Nga rreziku i infektimit me salmonelë duhet të kenë më shumë frikë fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me sistem të dobët imunitar.
Kur i përpunoni vezët termikisht, ia mundësoni trupit që ta shfrytëzojë biotinën nga e verdha e vezës. Pikërisht kjo është arsyeja se pse njerëzit që hanë vetëm vezë të papërpunuara, shpesh kanë mungesë të biotinës në trup.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re