Sipas disa studiuesve në universitetit e Kopenhagës, kanë vërejtur se hudhra është një bimë e cila përmban karbohidrate dhe vitamina të shumta të cilat janë aktive sulfurike, e që janë në gjendje të shkatërrojnë një komponentë të rëndësishme në sistemet e komunikimit të baktereve që përfshijnë molekulat RNA rregullative.
Ata hulumtues treguan se hudhra mund të ndihmon në luftimin e infeksioneve kronike, sipas këtij studimi i cili tregon se një përbërës aktiv sulfurik i gjetur në hudhër mund të jetë si një ilaç efektiv që përdoret sikur antibiotik.
“Ne me të vërtetë besojmë se kjo metodë mund të çojë në trajtimin e pacientëve, të cilët përndryshe kanë perspektiva të dobëta. Infeksionet kronike si fibrozë cistike mund të jenë shumë të fuqishme”, tha Tim Holm Jakobsen, nga Universiteti i Kopenhagës në Danimarkë.
Disa studime të mëparshme kanë treguar se hudhra mund të ofron rezistencë të fuqishme natyrale ndaj baktereve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re