Policia e Tiranë ka lëshuar një informacion paraprak mbi krimin e rëndë që ndodhi mengjesin e kësaj të premte ne zonën “Don Bosko” ku shtetasi Xhafer Mata 31 vjec ka qëlluar për vdekje 19 vjecaren Xhuljeta Çuni 19 vjece e cila gjeti vdekjen e menjehershme ndërsa autori qëlloi edhe veten.

 

“Më datë 08.06.2018, rreth orës 08:10, në zonën e Don Boskos,  ne rrugen “Eshref Frasheri”, shtetasi Xh.M., 31 vjeç dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasen Xh.Ç., rreth 19 vjeçe, e cila ka ndëruar jetë në vendngjarje.Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri ku aktualisht është transportuar ne spital ne gjendje te rende per jeten.”

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

 

 

Mesohet se autori i krimit, 31 vjecari Xhafer Mata eshte me origjine nga Kalimashi i Kukesit ndersa viktima Xhuljeta Cuni 19 vjece me origjine nga rrethi i Matit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re