Kur jemi të stresuar ne na nxitet dëshira për të ngrënë. Kortizoli është hormoni që lëshohet kur jeni në stres dhe ky hormon rrit dëshirën e të ngrënit gjëra të yndyrshme dhe me sheqer.

Studimet tregojnë se hormoni lidhet me receptorët e trurit që kontrollojnë marrjen e ushqimit. Akumulon yndyrë: kur jeni në periudhë stresi, ka gjasa që të shtoni peshë. Hormoni i kortizolit rrit sasinë e indeve yndyrore në trup duke bërë kështu që përmasat e qelizave yndyrore të zgjerohen.

Po kështu stresi ndikon në tretje: stresi shkakton urth, probleme stomaku dhe diarre. Sindroma e zorrës së irrituar dhe kapsllëkut ndikohet nga stresi gjithashtu. Tension të lartë të gjakut: stresi ndryshon normën e rrahjes së zemrës dhe kontrakton enët e gjakut, gjë e cila çon në rritjen e tensionit të gjakut.

USHQIMET QË MBAJNË LARG STRESIN

• Orizi kaf është një karbohidrat që përthithet ngadalë dhe ngacmon trupin që të çlirojë kimikate, të cilat ju bëjnë të ndiheni mirë, serotoninën dhe norepinefrinën.

•. Bajamet janë të pasura me magnez, që është i rëndësishëm për të mbështetur funksionin adrenal, si dhe metabolizmin e acideve yndyrore esenciale. Nivelet e ulëta të magnezit ndërlidhen me gjendje nervoziteti, ankthi, acarimi dhe pagjumësie.

• Selinoja ka përdorim edhe si bar popullor për të ulur tensionin e gjakut. Përbërësit e selinos reduktojnë përqendrimin e hormoneve të stresit që shkaktojnë ngushtimin e enëve të gjakut. Selinoja përmban vlera ushqyese që qetësojnë, ndër to edhe niacineimide. Një kërcell selinoje para se të flini, mund të përmirësojë edhe gjumin tuaj.

Algat hormonet trupore që ju bëjnë të ndiheni mirë, serotonina dhe norepinefrina mund të përftohen edhe nga triptofani dhe L-fenilalanina. Algat përmbajnë rreth 60 për qind proteina dhe tetë aminoacide esencial. Algat kanë një efekt që i jep energji mëlçisë dhe lehtëson largimin e toksinave duke ulur kështu nivelin e stresit në trup.

• Lakra është burim i mirë i vitaminave që largojnë stresin, si A, C, E, beta karotine dhe mineralin selenium. Antioksiduesit e luftojnë efektin dëmtues të radikaleve të lira që trupi juaj i çliron si reagim ndaj stresit dhe ato ndihmojnë gjithashtu për të shndërruar triptofanin në serotoninë, pra luajnë rolin e tyre në përmirësimin e humorit.

• Fara luledielli janë burim i pasur i potasiumit, por janë të pasura edhe me vitamina B dhe zink, që luajnë një rol të rëndësishëm mbi gjëndrat adrenale. Ka prova që dëshmojnë se gjatë periudhave të stresit, nivelet e këtyre lëndëve ushqimore mund të bien në mënyrë drastike.

• Farat e susamit – nevoja për zink rritet gjatë periudhave të stresuara dhe ai është i rëndësishëm për metabolizmin e acideve yndyrore esenciale dhe për prodhimin e serotoninës. Farat e susamit janë një burim i mirë i zinkut.

• Manaferrat janë të pasura me magnez dhe vitamin C. Pamjaftueshmëria e vitaminës C e dobëson imunitetin tuaj dhe bën që të ndiheni më të stresuar dhe më të lodhur. Burim tjetër ushqimor i vitaminës C dhe magnezit janë luleshtrydhet dhe mjedrat.

Kastraveci ka efekt freskues dhe qetësues që te gjaku dhe mëlçia. Kur mëlçia është e mirëushqyer dhe nuk është e tejnxehur, ky organ kyç ndihmon për balancimin e hormoneve, përmirëson gjendjen e humorit, e mund stresin dhe siguron shëndet të mirë. Provoni të pini lëng kastraveci dhe selinoje.

• Shpargulli ndihmon edhe në krijimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe është i pasur me enzimën antioksiduese glutation, e cila ndihmon që mëlçia të funksionojë si është më mirë për të. Gjithçka që ndihmon pozitivisht te mëlçia juaj ndikon pozitivisht te gjendja e humorit dhe aftësia juaj për të përballuar stresin.

• Hudhra përmban një kimikat detoksifikues që quhet alicin. Alicina ka fuqi antivirale dhe antimyk, si dhe aftësinë të ulë kolesterolin, tensionin e gjakut dhe të përmirësojë gjendjen e humorit.

• Avokadot përmbajnë 14 minerale, të cilat rregullojnë funksionet trupore dhe stimulojnë rritjen. Me vlerë të lartë është përmbajtja e tyre me bakër dhe hekur që ndihmojnë në rigjenerimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe parandalon aneminë e shkaktuar nga kequshqyerja, një faktor i cili shkakton lodhje dhe paaftësi për të përballuar stresin.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re