Zakonisht vendosim limite për konsumin e të dhënave në rrjetet mobile por me Wi-Fi dhe Ethernet si ja bëjmë?
Me përditësimin 17063 të Windows 10 RS4, përdoruesit mund të implementojnë kufizime për të gjitha lidhje, celulare dhe fikse.
Ky funksion do të jetë i disponueshëm zyrtarisht në Mars të 2018-ës ndërsa aktualisht ofrohet përmes ndërtimeve eksperimentale të Windows 10.
Në një lidhje interneti ku kostoja varet nga sasia e konsumuar, përdoruesit duhet të paguajnë më shumë kur kalojnë një limit të caktuar.
Në versionet e mëparshme mund të kufizonit konsumin vetëm për rrjetet mobile ndërsa tani edhe për Wi-Fi dhe Ethernet.
Ja sesi të kufizoni konsumin
Hapni Settings. Vizitoni Network & internet > Data usage.
Në kutinë Show settings for do të shfaqet rrjeti aktual Wi-Fi. Nëse janë disa përzgjidhni që të dëshironi.
Në seksionin Data limit, klikoni butonin Set limit.
Një dritare e re hapet me opsionet  Limit type, Reset date, Data limit, dhe Unit.
Konfiguroni opsionet sipas dëshirës dhe klikoni Save
Tashmë faqja Data Usage do të tregojnë sasinë e të dhënave të konsumuara, balancën dhe ditët e ngelura deri tek rifillimi nga e para.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re