Me gjithatë ato alternativa si Google Play Music, Amazon Music dhe Apple Music, a keni menduar ndonjëherë të mbyllni Spotify?

Në fund të fundit Google Play Music ofron të njëjtin çmim e madje Youtube Red dhe një Youtube pa reklama të përfshirë.

Nëse jeni mërzitur me Spotify dhe doni të fshini llogarinë mëposhtë gjeni një guidë të kësaj procedure.

Ja sesi të fshini llogarinë në Spotify

Për të fshirë llogarinë e Spotify ndiqni hapat e mëposhtëm:
Navigoni në support.spotify.com/us/contact-spotify-support/
Klikoni Login në skajin e djathtë lart dhe vendosni kredencialet tuaja
Duhet të vijoni përmes një seri pyetjesh në ekran
Klikoni Subscription
Pëzgjidhni I want to close my Spotify account permanently
Klikoni Close Account
Konfirmojeni

Përpara se të fshni llogarinë në Spotify duhet të keni parasysh disa gjëra:

Do të humbisni emrin e përdoruesit dhe nuk mund të hapni llogari të re me të
Do të humbisni muzikët e ruajtura
Do të fshihet listat e luatjes
Do të humbisni të gjithë ndjekësit tuaj

Mos harroni Spotify ofron një shërbim falas. Nëse jeni një abonent me pagesë mund të anuloni abonimin tuaj pa fshirë llogarinë. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re