Nuk përbën çudi fakti që është shumë e vështirë të ngarkosh foto foto në Instagram nga kompjuteri. Aplikacioni zyrtar në Windows 10 nuk e ofron diçka të tillë e as uebsajti.

Madje nuk ka një aplikacion Instagram për macOS.

Një gjë e tillë nuk u ka pëlqyer aspak atyre që realizojnë foto me një kamër dixhitale dhe i editojnë përmes programeve në desktop.

Për fatin tonë të mirë ekzistojnë disa mënyra për të ngarkuar foto në Instagram nga kompjuteri Windows dhe Mac.

Metoda e Parë: Vivaldi
Shkarkoni Vivaldi

Shfletuesi në fjalë ofron mënyrën më të thjeshtë dhe më të shpejtë për të ngarkuar foto nga në Instagram nga kompjuterët Windows dhe Mac.

Një gjë e tillë është e mundur falë një ueb paneli i cili hap versionin mobil të uebsajtit të Instagram.

Shkarkoni dhe instaloni Vivaldi.

Krijoni një ueb panel

Navigoni në www.instagram.com dhe klikoni ikonën “Add Web Panel” në formën e një plusi në të majtë të ndërfaqes së shfletuesit. URL-ja do të vendoset automatikisht dhe e gjitha që u ngelet është të klikoni përsëri ikonën në formë plusi.

Versioni mobil i Instagram do të shfaqet dhe do të qëndrojë ashtu edhe nëse vizitoni faqe të tjera.

Ngarkoni në Instagram

Klikoni ikonën në formë plusi në fund të uebsajti dhe zgjidhni një foto nga kompjuteri Windows apo Mac. Ju mund të aplikoni filtra gjithashtu të shtoni etiketa.

Metoda e dytë
Shkarkoni BlueStacks App Player

Aplikacioni Instagram në Android është i mrekullueshëm dhe mund ta përdorni në desktop me anë të një emulatori i BlueStacks App Player.

Kështu mund të ngarkoni foto në Instagram nga kompjuteri Windows ose Mac.

Shkarkoni dhe instaloni BlueStacks dhe prisni pak minuta derisa të instalohet motori për herë të parë.

Kyçuni në llogarinë Google

Klikoni Continue dhe më pas kyçuni në llogarinë e Google. Pasi të keni parë termat e shërbimit klikoni “OK.”

Funksionet e tjera të konfigurimit të BlueStacks janë të gjitha opsionale.

Instaloni aplikacionin Instagram

Pasi të keni kryer me procedurën e instalimit të BlueStacks do të vini re dyqanin e aplikacioneve Google Play Store. Kërkoni për aplikacionin Instagram dhe instaloni zyrtarin. Aplikacioni do të kërkojë informacion rreth kontakteve dhe vendndodhjes dhe mjafton ti pranoni me butonin “Accept.”

Pas pak momentesh aplikacioni Instagram do të shfaqet nën tabin My Apps. Klikojeni për ta hapur.

Ngarkoni, aplikoni filtra dhe shpërndani

BlueStacks do të ndryshojë madhësinë dhe formën vertikale të ekraneve të smartfonëve. Kyçuni në llogarinë Instagram me detaje dhe kohështrirja e rrjetit social do të shfaqet ashtu si në telefon.

Klikoni ikonën plus në fund dhe përzgjidhni “Gallery” dhe më pas opsionin “Other” e së fundi “Pick from Windows.”

Zgjidhni foton që dëshironi të ngarkoni, selektojeni dhe më pas klikoni “Open.”

Ju mund të prisni foto, të shtoni filtra dhe tekst e më pas ta ndani sikur të ishin në telefon. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re