Një sëmundje autoimune është një gjendje në të cilën sistemi juaj imunitar sulmon trupin tuaj. Sistemi imunitar zakonisht ju mbron nga bakteret dhe viruset. Kur ai ndjen këta pushtues të huaj, dërgon një ushtri me qeliza luftarake për t’i sulmuar ata.

Zakonisht, sistemi imunitar mund ta bëjë dallimin midis qelizave të huaja dhe qelizave tuaja. Në një sëmundje autoimune, sistemi imunitar identifikon një pjesë të trupit tuaj, si nyjet ose lëkurën, si të huaj.
Mjekja Sadmira Gjergji e ftuat në Vila24 na tregoi risqet dhe masat që duhet të marrim.

Çrregullimet autoimune ndahen në dy lloje të përgjithshme: ato që dëmtojnë shumë organe dhe ato ku vetëm një organ ose ind është dëmtuar drejtpërdrejt nga procesi autoimun. Megjithatë, dallimet bëhen të paqarta pasi efektet e çrregullimeve autoimune të lokalizuara shpesh shtrihen përtej indeve të synuara, duke ndikuar në mënyrë indirekte në organet dhe sistemet e tjera të trupit. Në disa raste, antitrupat nuk mund të drejtohen në një ind ose organ specifik.

Sistemi imunitar na jep shenja në momentin që nuk është duke funksionuar si duhet. Fillon me një lodhje, me dobësi të përgjithshme të organizmit, me humbje ose shtim në peshë në varësi të organit që preket. Disa prej sëmundjeve autoimune janë shtuar shumë, kemi lupusin sistemik, sëmundjet remautizmale, kemi artritin, diabetin të tipit 1, artriti rheumatoid, tiroiditi i Hashimotos” – tha Gjergji.

 

Burimi: balkanweb.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re