Skip to content

Ja si do të shkojnë në Dubai ata që kishin prerë biletën sot

1617882344 rinas

Menjëherë pas zgjidhjes së situatës, aeroporti “Nënë Tereza” bëri një sqarim për rinisjen e fluturimeve. Në “Facebook”, TIA tha se nuk ka ende orare për udhëtimet e nesërme me avion, ndërsa shpjegoi sesi do të fluturojnë ata qytetarë që kishin prerë biletën për në Dubai këtë të enjte.

 

“Ende nuk ka një orë të saktë për rifillimin e nesërm të fluturimeve. Sapo ta kemi si njoftim, do ta lajmërojmë menjëherë. Pasagjerët e flydubai që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme, i bëjmë me dije ata dhe operatorët turistikë se udhëtimi do të kryhet nga aeroporti i Podgoricës dhe deri atje do të transportohen me autobuzë. Janë të lutur të paraqiten brenda terminalit të TIA-s për dhënien e dokumentacionit të nevojshëm për këtë udhëtim. Njoftojmë gjithashtu se pasagjerët e itinerarit Dubai – Tiranë po me flydubai, se avioni do të ulet në aeroportin e Podgoricës sot në mbrëmje, me një parashikim 18.30 orë lokale, kështu që operatorët turistikë janë të lutur të kujdesen për transportin e tyre nga Podgorica në Tiranë me autobuzë.”