Mënyra si përgatitesh para ekzaminimit, pozicioni i krahut dhe faktorë të tjerë mund ta ndryshojnë tensionin që del nga matja me 10% apo më shumë. Kaq mund të jetë mjaftueshëm që tensioni i lartë i gjakut të mos diagnostikohet apo të diagnostikoheni gabimisht e t’ju jepen ilaçe për të cilat nuk keni nevojë. Me siguri që nëse keni nevojë të bëni një matje të tillë, do të merrni dhe këshillat e duhura nga mjeku juaj. Por asnjëherë nuk është gabim të dish dhe më shumë.

“Duhet të themi që pacienti nuk duhet të flasë gjatë kohës së matjes së tensionit. Idealja do të ishte që të kishte urinuar dhe 30 minuta para se të maste tensionin të mos kishte ngrënë. Të dyja këmbët duhet të vendosen në tokë, trupi duhet të rrijë drejtë dhe pacienti duhet të marrë frymë qetë. Sigurisht shifrat duhet të jenë drejtë dhe matja duhet të bëhet një ose dy herë,” shpjegon farmacistja Teuta Maçi.

Aparat elektronik apo mekanik? Si përgjigjet mjeku kardiolog Nevruz Çaushaj:

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re