Me Galaxy Note 9 Samsung solli një funksionalitet të ri me lapsin S Pen. Përdoruesit mund të shfrytëzonin lapsin Stylus për të kapur foto në distancë përmes bluetooth.

Megjithatë Samsung nuk ka për tu ndaluar këtu. Sipas disa raportimeve Samsung ka aplikuar për një patentë e cila do të integrojë një kamër në lapsin S Pen.

Në fakt patenta është aplikuar që nga muaji Shkurt 2017 dhe në ilustrimet e saj duket një laps elektronik me sistem optik zmadhimi, lente dhe sensor imazhi.

Sistemet optike të zmadhimit kanë qenë sfidë më vete për prodhuesit të cilët nuk mund ti integronin për shkak se rritej trashësia e telefonëve.

Por duke zhvendosur këtë sistem tek një pajisje e jashtme që ofron hapësirën e duhur për implementimin e tij është një avantazh i madh për Samsung.

Kamera e lapsit S Pen mund të përdoret edhe për selfiet. Edhe pse kanë kaluar dy vite nga patenta nuk ka garanci se teknologjia do të mbërrijë me S Pen në Galaxy Note 10. Por asgjë nuk na pengon të ëndërrojmë. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re