Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga vrasja e një personi dhe plagosja e dy të tjerëve në fshatin Sharban të Prishtinës, sot rreth orës 14:00.
Sipas PK-së, bëhet fjalë për një mashkull 60 vjeç shtetas kosovar i cili ishte viktima e rastit ndërsady të plagosurit të tjerë policia i ka identifikuar si F.R 30 vjeç dhe Xh.R 30 vjeç, të cilët menjëherë pas lajmërimit të rastit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Ndërsa në lidhje me rastin Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona, derisa nuk kanë dhënë detaje të tjera në lidhje me rastin, shkruan KosovaPost.
Deklarata e plotë e PK-së:
Një person vritet, plagosen dy të tjerë Prishtinë, 26 tetor 2017–
Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Sharban të Prishtinës , ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje dhe plagosje, ku nga arma e zjarrit janë plagosur viktimat: Sh. R, rreth 60 vjeç, mashkull , shtetas Kosovar, i cili duke mos mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa personat e plagosur : F. R , 33 vjeç mashkull, shtetas Kosovar dhe • Xh. R, 30 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar , të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar, ndërkohë që bazuar në hetimin fillestar dyshohet se ne këtë rast është i përfshirë edhe një person tjetër si të dyshuar të mundshëm, i njëjti është identifikuar dhe po kërkohet nga ana e policisë.
Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili nga ana e Prokurorit të shtetit është cilësuar si Vrasje e rëndë. Me respekt. Zyra për marrëdhënie me publikun & media Drejtoria rajonale e policisë – Prishtinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re