I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Haxhiu tha se PD ka humbur shumë elektorat nga PR dhe LSI. Po ashtu ai analizoi dhe rënien e votave në zgjedhjet e fundit duke thënë se ka ndikuar dhe ikja e Berishës nga drejtimi i partisë.

“Fenomenet që kanë dëmtuar partinë Demokratike është LSI dhe Partia Republikane. Këto janë parti pa bazë ideologjike dhe pa frymë. LSI dhe PR kanë gërryer elektoratin PD, duke punësuar njerëz.

Rënia në 2013 dhe në 2017 erdhi nga pakënaqësia e PD për LSI, pasi të mirat e pushtetit i mori LSI dhe betejën e zhvilloi PD. Po ashtu një nga problemet e PD është dhe largimi i liderit historik dhe gati emërimin e Bashës në krye të PD”, tha analisti.

Për zgjedhjet e 25 Prillit, Baton Haxhiu tha se do ketë një rritje të PD dhe rënie të PS, por jo ndryshim pushtetet.

“Rezultati në zgjedhjet e 2021 do të jetë ndryshe. PR në këto zgjedhje do të ketë 1 deputet dhe votat do të shkojnë tek PD.

Dhe LSI do të ketë diçka më shumë se 2009 dhe një pjesë e votave do të shkojnë tek PD. PS mund të humbasë 2 ose 3 deputetë dhe do të mbetet mbi 70 mandate”, shtoi Baton Haxhiu.