Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i ftuar mbrëmjen e sotme në një studio televizive, lëshoi akuza të forta kur u pyet në lidhje me skandalin e kompanisë Bankers, që po hetohej nga prokuroria, për të cilin pati ndërhyrje nga ish-ambasadori Donald Lu.

 

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, gazetari Bledian Koka, duke iu referuar dhe intervistës së ish-kryeprokurorit deklaroi se konflikti I vetëm midis ish-ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu dhe Adriatik Llallës ka qenë vetëm për çështjen e Bankers Petroleum.

 

“Konflikti me z.Lu nuk është për Reformën në Drejtësi, por është një konflikt që ka të bëjë me qëndrimin që ka mbajtur Prokuroria e asaj kohe me një nga çështjet më sensitive për qytetarët e Fierit, që ishte çështja e Bankers Petrolum-it. Prokuroria e asaj kohe bëri një gjë shumë të rëndësishme. Hapi hetim për një kompani, e cila po shkaktonte dëme për shkak të shpërthimit që bënte nën-tokë për puset e naftës. Z.kryeprokuror dha urdhër që këto hetime të fillonin. Dhe kur filloi hetimi, rezultoi që kjo kompania qenka e paprekshme sepse mbrohet nga interesa amerikane. Edhe pse kanadeze mbrohet nga ambasada amerikane. Dhe sipas z.Llalla, z.Lu i ka shkaur në zyrë dhe i ka kërkuar bllokimin ose pezullimin e hetimeve… Kushdo që e di prapaskenën politike, konflikti i vetëm që z.Llalla kisjhte me z.Lu ka qenë pikërisht çështja e Bankers Petroleum, sepse z.LLalla nuk kishte dyshime që pas Reformës në Drejtësi ai mund të kishte ndonjë mandat tjetër.”