Banka e Shqipërisë nxorri në qarkullim serinë e re të bankonotave 200 dhe 5000 lekëshe dhe i bëri thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes në dallimin e elementëve të sigurisë në mënyrë që të mos bien pre e mashtrimeve.

Guvernatori i BSH, Gent Sejko, bëri me dije disa ditë më parë se kartmonedhat e reja janë pajisur me elemente më të sofistikuara sigurie që mund të dallohen edhe thjesht me sy të lirë.

Kontrolli bëhet sipas metodës “Prek, shiko, lëviz.”

Përmasat:

138 mm x 69 mm ngjyra kafe, hedhur në qarkullim 30.09.201. Pamja e
përparme: Portreti i Naim Frashërit dhe në sfond një libër i hapur.
Tekstet: “BANKA E SHQIPËRISË”, “DYQIND LEKË”, “NAIM FRASHËRI 1846-1900”
Pamja e prapme: Shtëpia e lindjes së Naim Frashërit, një fletë ku janë
shkruar vargjet e tij “Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin Shqipëtar”,
pena e tij dhe nënshkrimet e drejtuesve.

Elementet e sigurisë, 200 lekë

PREK:

Preke dhe ndieje kartëmonedhën me gishta. Kjo kartëmonedhë është
prodhuar prej materiali polimer, një përbërje plastike, që të jep një
ndjesi të veçantë në prekje. Shtypi i ngritur: Ndieje shtypin e ngritur
te numrat, shkronjat, portreti, si dhe vijat e shkurtra përgjatë skajit
të majtë dhe të djathtë të kartëmonedhës, që përbëjnë dhe elementin e
njohjes së kartëmonedhës nga të verbrit.

SHIKO:

Mbaje kartëmonedhën kundrejt dritës dhe shikoje me kujdes. Dritarja:
Në një dritare të tejdukshme shfaqet portreti i Naim Frashërit, vlera
200 Lekë dhe kolonada e ndërtesës së Bankës së Shqipërisë.

Elementi i regjistrimit: Një figurë e stilizuar e shqiponjës ndodhet
në të dy anët e kartëmonedhës. Të dy figurat duhet të përkojnë
ekzaktësisht njëra me tjetrën, shkruan lapsi.al

LËVIZ:

Lëvize kartëmonedhën në kënde të ndryshme shikimi, për të parë si
ndryshon. Shiriti i shndritshëm në zonën qendrore shfaq të shkruar
vlerën 200 Lekë.

Kartëmonedhat, ndonëse vijnë me risi në drejtim të prerjeve, mbjanë të stampuara të njëjtat figura historike. “Seria e re e kartëmonedhës shqiptare gërsheton sigurinë maksimale, pamjen moderne, komunikimin artistik të mesazhit historik dhe rezistencën më të lartë gjatë përdorimit. Ajo është rikonceptuar e plotë me 6 prerje: 200, 500, 1.000, 2.000, 5.000 dhe 10.000 Lekë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re