Në hutben e xhumasë të lexuar në Mesxhid-i Aksa u theksua se refuzohet vendimi i presidentit të SHBA-ve Donald Trump për njohjen e Al-Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”, duke shtuar se deklaratat e botës islame ku dënohet ky vendim nuk kanë ndonjë dobi për Al-Kudsin.

Në hutben e xhumasë, e lexuar nga Sheiku Jusuf Ebu Sunejne në Mesxhid-i Aksa, i cili ndodhet në Qytetin e Vjetër të Al-Kudsit Lindor, u shpreh: “Shikojeni Mesxhid-i Aksa-në, se si po shkelet respekti ndaj saj, se si po ballafaqohet me bastisje. Por, praktikat mizore vetëm rrisin fuqinë, këmbënguljen dhe besimin e umetit”.

Duke folur për copëtimin në botën islame, Sheiku Ebu Sunejne tha se “Bota Islame ka një zemërim të madh ndaj vendimit të SHBA-ve. Ky vendim është i pavlefshëm për ne”.
Sheiku Ebu Sunejne po ashtu i bëri thirrje botës islame për bashkim dhe unitet.
Protestë në oborrin e Harem-i Sherifit
Pas namazit të xhumasë të falur në Mesxhid-i Aksa, qindra palestinezë të cilët u mblodhën në oborrin e Harem-i Sherifit thurrën sllogane në mbështetje të Jerusalemit dhe Mesxhid-i Aksa-së.

Turma e zemëruar ndaj vendimit të presidentit të SHBA-ve për Jerusalemin, marshuan nga Xhamia e Kibles për në Kubet’us-Sahra, dhe pas saj deri në portën e Harem-i Sherifit.
Në protestë po ashtu u thurrën slogane për t’i dhënë fund negociatave për paqe mes qeverisë së Palestinës dhe Izraelit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re