Pasi vijoi për pak javë testimi beta i Android 9 Pie, Samsung zyrtarisht lançoi sistemin operativ për Galaxy S9 në Dhjetorin e vitit të kaluar.

Pak orë pas debutimit. Samsung postoi një axhendë të plotë të përditësimeve në Android Pie për shumë modele Samsung.

Deri më sot Samsung ka konfirmuar 20 modele të ndryshme ku përfshihen smartfonët dhe tabletë gjithashtu.

Gjithashtu përmendet se Note 9 nuk do të marrë përditësimin deri në Shkurt. Në të vërtetë pritej menjëherë pas Galaxy S9.

Sakaq flagshipët Galaxy S8 dhe Note 9 duhet të presin deri në Mars.

Përditësimet do të vazhdojnë gjatë verës dhe i fundit që të përditësohet është tableti Galaxy Tab A 10.5.

Mëposhtë PCWorld.al sjell listën e plotë të telefonëve dhe tabletëve që do të kalojnë në Android 9 Pie dhe kur.

Axhenda e Përditësimeve

Galaxy Note 9 (Janar 2019)
Galaxy S9 (Janar 2019)
Galaxy S9+ (Janar 2019)
Galaxy Note 8 (Shkurt 2019)
Galaxy S8 (Mars 2019)
Galaxy S8+ (Mars 2019)
Galaxy Tab S4 10.5 (Prill 2019)
Galaxy A6 (Prill 2019)
Galaxy A6+ (Prill 2019)
Galaxy A7 2018 (Prill 2019)
Galaxy A8 Star (Prill 2019)
Galaxy A8+ 2018 (Prill 2019)
Galaxy A9 2018 (Prill 2019)
Galaxy J2 (2018) (Prill 2019)
Galaxy J2 Core (Prill 2019)
Galaxy J4 (Prill 2019)
Galaxy J6+ (Prill 2019)
Galaxy On7 (2018) (Prill 2019)
Galaxy J4+ (Maj 2019)
Galaxy J6 (Maj 2019)
Galaxy J8 (Maj 2019)
Galaxy J7 2017 (Korrik 2019)
Galaxy J7 Duo (Korrik 2019)
Galaxy J7 Neo (Korrik 2019)
Galaxy Tab S3 9.7 (Gusht 2019)
Galaxy Tab A 2017 (Tetor 2019)
Galaxy Tab A 10.5 (Tetor 2019)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re