Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka regjistruar këtë të martë çështjen e ankimimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit, Xhezair Zaganjori.
Sipas njoftimit të KPA, trupa gjykuese që do të shqyrtojë vendimin ndaj kreut të Gjyaktës së Lartë, Xhezair Zaganjori do të përbëhet nga Albaba Shtylla, kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, dhe nga anëtarët Sokol Çomo, Luan Daci, Natasha Mulaj.
Sakaq, KPA ka njoftuar gjithashtu se krahas çështjes së Zaganjorit është regjistruar gjithashtu edhe çështja e ankimimit të subjektit të rivlerësimit Admir Thanza kundër KPK.
Trupi gjykues që do të shqyrtojë çështjen e Thanzës do të përbëhet nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator, dhe anëtarët: Sokol Çomo, Ina Rama, Natasha Mulaj