Në këtë periudhë me viroza të shumta një ndër më problematiket është edhe viroza me bark dhe të vjella. Por si duhet t’i ushqejmë fëmijët në këto raste, cili është trajtimi i duhur duke shmangur përdorimin masiv të medikamenteve farmaceutike.

Gjatë fazave fillestare të diarresë, ju duhet të përmbaheni nga ngrënia e ushqimeve të ngurta, sidomos frutat.

Konsumoni shumë lëngje, të tilla si ujë të filtruar, ujë elbi, ujë orizi, dhe / ose supë dhe lëngje perimesh.

Kur simptomat të fillojnë të lehtësohen, ju mund të rivendosni përdorimin e supave organike dhe ato me lëng mishi, sidomos ato të gatuara me perime organike, pulë ose supë Miso.

Bananet janë një ushqim i zakonshëm dhe i mirë post-diarre.

Zgjidhni një shumëllojshmëri drithërash organike me krunde, dhe përtypini mirë për të siguruar tretje më të lehtë.

Shmangni rrepën, sepse mund të përkeqësojë simptomat, ashtu siç mund të bëjnë edhe kombinimet e disa ushqimeve në të njëjtin vakt. Është mirë që të zgjidhni një ushqim dhe të hani sa të ngopeni, duke pritur të paktën 3 orë përpara se të hani një ushqim tjetër.

Pasi simptomat të kalojnë plotësisht, ktheni ngadalë ngrënien e ushqimeve të ngurta, duke theksuar ushqimet organike të plota, dhe vazhdojni të pini të pastër, të filtruar gjatë gjithë ditës.

Shmangni qumeshtin dhe bulmetrat e tjera përveç një sasie të vogël të kosit të thjeshtë.

Nëse jeni në dijeni të ushqimeve ndaj të cilave jeni alergjik, i shmangni ato.

Pasi tju kthehet oreksi dhe forca, konsumoni më shumë perime, fruta, drithëra të plota, dhe proteina nga burime mishi organik, si: mish qengji dhe bizoni, pula, dhe / ose peshk të egër.

Për shëndetin e përgjithshëm, ushqimet në vijim gjithashtu duhet të shmangen: të gjitha ushqimet e përpunuara komerciale, sheqernat, karbohidratet e rafinuara, yndyrnat e dëmshme, si dhe alkooli, kafeja dhe produktet e tjera me kafeinë, spijet me gaz, dhe çajrat komerciale jo-bimore.

Aromaterapia

Vajrat esenciale të kamomilit, selvisë, eukaliptit, ose mendrës shpesh mund të lehtësojnë diarrenë e shoqëruar me dhimbje të barkut ose spazma.

Për diarrenë shkaktuar nga stresi, vajrat esenciale të livandos dhe Nerolit mund të jenë të dobishme.

Terapia e lëngjeve

– Lëng karrote + lëng molle;

– karrota, mollë, dhe selino;

– karrota, selino, hudhër, majdanoz, dhe spinaq.

– marule Romaine, spinaq dhe karrota; është gjithashtu një zgjedhje e madhe. /f/.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re