Skip to content

Jaguari merr përpara këmbësorin në Berat

Pakujdesia dhe shpejtësia në timon kanë shkaktuar një tjeter aksident këtë herë në Berat.

Shtetasi me iniciale A.L 21 vjec që drejtonte një makinë tip Jaguar përplasi një këmbësor në aksin Berat-Kombinat në orët e vona të së premtes.

Drejtuesi I mjetit u shoqërua për në komisariat ndërsa shtetasi A.M 32 vjec që u përplas ndodhet në gjëndje të rëndë në spital.