Prefektja e qarkut të Tiranës, Suzana Jahollari, në një intervistë telefonike për Ora News informon se janë 20 pallate të prishura dhe 224 banesa të dëmtuara.
Gjatë natës ka pasur njerëz të cilët kanë kaluar natën nëpër çadrat e ngritura në ndihmë të banorëve por më pas në orët e para të mëngjesit ato janë boshatisur.