Mediat kroate po sjellin detaje në lidhje djegien e një jahti në bregdetin dalmat, gati 100 metra nga bregu.

Bëhet fjalë për një jaht të marrë me qera, në të cilin gjendeshin shtatë shtetas austriakë, mes tyre ish-zv.kancelar i Heinz-Christian Strache.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Strache shpjegoi detajet se si ndodhi zjarri dhe evakuimi nga jahti.

“Unë isha i ftuar për tre ditë me fëmijët e mi dhe dy familjet e tjera (shtatë persona) në një jaht për në Kroaci. Rreth orës 9:45 të mëngjesit ndodhi një dramë. Tymi i zi u ngrit nga dhoma e motorit 15 minuta para se të mbërrinim në portin e Biogradit.

Kapiteni dhe ekuipazhi menjëherë shkuan për të shuar zjarrin me mjete përkatëse, ne i zgjuam fëmijët dhe thirrëm departamentin e zjarrfikësve (fatkeqësisht, ata erdhën në anije vetëm pas dy orësh, kur nuk mund të shpëtonin asgjë).

Për fat të mirë, jahte sllovene dhe austriake që kaluan pranë nesh na morën dhe na shpëtuan. Pas evakuimit, jahti ynë u përfshi plotësisht nga flakët dhe shpërtheu.

Të gjithë ne që ishim në jaht jemi të lumtur që u shpëtuam në kohë, që i mbijetuam goditjes pa pasoja që u ndihmuam nga shumë turistë të tjerë”, shkroi politikani austriak në Facebook.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re