Klithima, ulërima, sharje, përbetime, tërheqje zvarrrë…e tillë është gdhirë Jala këtë mëngjes teksa sezoni turistik është në grahmat e fundit. Forca të IKMT-së, mbështetur nga ato policore, kanë zbarkuar aty me ruspa për të bërë të mundur prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje aty, ngritur kohët e fundit.

Reagime pronarëve kanë qenë nga më ekstremet, ku vërtet në disa raste është dashur ndërhyrja e forcave të rendit për të bërë të mundur mbajtjen nën kontroll të situatës.

Si gjithnjë, poseduesit e ndërtimeve të futura në rreth të kuq, kanë pretenduar se janë në rregull. Si kartë e tyre kryesore ka qenë “çështja është në gjyq”, për çdo ndërtim që duhej prishur.

Ky është aksion i dytë në Jalë që pas ardhjes së PS-së në pushtet.          

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re