Afro 300 mm shi brenda 24 orëve. Një pjesë e konsiderueshme e Spanjës lindore është përballur me përmbytje të mëdha ditët e fundit, ndërsa më e prekura ka qenë qyteti i Valencias. Shumë rrugë e shërbime të transportit publik janë mbyllur ndërsa ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë dhjetëra njerëz të mbetur të bllokuar në makinat e tyre.

BBC publikoi disa pamje video nga përmbytjet, ndërsa një burrë në moshë tregoi se kurrë nuk kishte parë reshje të tilla.

“Kurrë nuk kam parë në jetën time kaq shumë ujë në një kohë kaq të shkurtër dhe unë jam 64 vjeçar. Por të paktën shiu është më mirë se thatësira”-tha qytetari.


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re