Presidenti i Republikës Ilir Meta është ankuar për ambasadoren amerikane Yuri Kim edhe në Uashington. Në përgjigjet që kreu i shtetit i ka kthyer Gjykatës Kushtetuese zbulohet se përplasjet  mes diplomates amerikane dhe Ilir Metës nuk janë kufizuar vetëm në Tiranë. Edhe pse në përgjigjet e publikuara nuk përmendet emri i ambasadores amerikane, pyetja e gjyqtarit ka qenë e fokusuar tek akuzat e Metës ndaj përfaqësueses së SHBA në Tiranë.

 

“Presidenti, shqetësimet e tij për sjellje jo korrekte të diplomatëve të caktuar, ua ka shprehur zyrtarisht atyre, duke vënë në dijeni po zyrtarisht edhe vendet apo organizatat që ata përfaqësojnë.”

 

Presidenti ka hedhur poshtë të gjitha akuzat se në periudhën para zgjedhjeve të 25 prillit ka shkelur Kushtetutën, duke u bërë palë në fushatë.

 

“Të gjitha pretendimet e Kuvendit janë të denja për t`u bazuar vetëm në një nen që nuk ekziston më në Kushtetutën e Shqipërisë, atë të “agjitacion e propagandë”.”

 

Brenda pak ditëve, Gjykata Kushtetuese pritet të publikojë vendimin e saj përfundimtar nëse Ilir Meta do të jetë apo jo presidenti i parë që shkarkohet.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re