Ministri i turizmit, Blendi Klosi, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisioni “Aktualitet” të gazetarit Bejdo Male në ekranin e Faxnews. Konstatimit të gazetarit Malo se ka një rritje të ndjeshme të çmimeve në bregdet ku dhe buka shitet më shtrenjtë në Durrës ministri iu përgjigj duke e mohuar kategorikisht një gjë të tillë. Klosi tha që është tregu ai i cili i rregullon çmimet përmes komponentëve të kërkesës dhe ofertës, dhe duke qenë se këtë vit turistët do të jenë më të pakët njëherazi dhe çmimet do të jenë më të lira.

“Uioni turistik shqiptar ka ofruar një ulje deri në 20-30 % të shërbimeve hoteliere dhe strukturave e tjera të shërbimit. Pasja e një kërkese më të ulët do t’i uli çmimet në fushën e turizmit. Ky sezon do të jetë një sezon më i lirë për shkak të mungesës së turistëve të huaj dhe tregu do ti rregullojë vetë çmimet.”- tha ministri Klosi.

Gjithashtu ministri Klosi u ndal dhe tek mbledhja me homologët kosovarë në Lezhë ku theksoi se qytetarët kosovarë do të kenë lehtësira në kufi dhe nuk do të presin më në rradhë me orë të tëra.

“Gjatë takimit në Lezhë me homologët kosovarë  ndamë një bisedë të gjatë dhe duhet ta pranojmë që Adriatiku dhe Joni janë plazhe të të gjithë shqiptarëve. Kufinjtë para disa viteve më parë ishin si pika bllokimi ku pushuesit kalonin madje dhe një ditë në kufi. Kemi bashkëpunim me policinë e shtetit për të lehtësuar kalimin e makinave me targa kosovare në mënyrë që të lehtësojmë sa më shumë pushuesit.”- deklaroi Klosi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re