Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta për Parkun Kombëtar të Vjosës.

Me anë të një shkrimi në mediat sociale kreu i qeverisë thotë se është dakord me Presidentin Meta, që e ardhmja nuk duhet shkatërruar, ndërkohë që i kujton aleancën me Berishën, i thotë se duhet të kishte mbrojtur Valbonën siç mbron sot Vjosën.

“Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen!

Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun! Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë!”, shkruan Rama

Ishte presidenti Ilir Meta që mëngjesin e sotëm ka deklaruar se e ardhmja e Vjosës nuk mund të jetë kurrsesi shkatërrimi i saj përmes ngritjes së hidrocentaleve, por vetëm shpallja si Park Kombëtar, që do të sillte impakt pozitiv e zhvillim të qëndrueshëm për zonën dhe komunitetin e mrekullueshëm të saj, për sot dhe gjeneratat e ardhshme.

Po ashtu Meta shkruan se është “koha që qeveria të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të 776 shkencëtarëve nga e gjithë bota për mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Postimi i Metës: Kënaqësi të mblidheshim sot në Tepelenë, së bashku me profesorë, shkencëtarë e autoritete vendore, për një ngjarje shumë pozitive, përurimin e Qendrës Ndërkombëtare Shkencore dhe Kërkimore për Vjosën.

E ardhmja e Vjosës nuk mund të jetë kurrsesi shkatërrimi i saj përmes ngritjes së hidrocentaleve, por vetëm shpallja si Park Kombëtar, që do të sillte impakt pozitiv e zhvillim të qëndrueshëm për zonën dhe komunitetin e mrekullueshëm të saj, për sot dhe gjeneratat e ardhshme.
Koha që qeveria të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të 776 shkencëtarëve nga e gjithë bota për mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore kombëtare dhe ndërkombëtare.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re