Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se ka marrë një mesazh mbështetjeje nga Shoqata e Grave të Divorcuara të Tiranës, pas gjuhës denigruese që sipas saj është përdorur ndaj saj në publik.

Në një video të publikuar online, Kryemadhi thekson se nuk është më pjesë aktive e politikës dhe as “gruaja e një politikani”, ndërsa shton se dëshiron të jetojë jetën e saj e lirë pas divorcit me ish-presidentin Ilir Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re