Skip to content

“Jam gati të ulem për bisedime për të vendosur paqen”/ Putin: Jo sulme masive në Ukrainë

Tetë muaj nga nisja e luftës në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin duket se ka zbutur qëndrimet.

 

Përpara liderëve pjesëmarrës të Konferencës për Ndërveprimin dhe Ndërtimin e Besimit, që po mbahet në Astana , Putin u shpreh i hapur për bisedime paqe me Kievin.

 

 Aktualisht  nuk ka nevojë për sulme masive sepse shumica e shenjestrave janë goditur dhe ne nuk i kemi vënë detyrë vetes që të shkatërrojmë Ukrainën.Rusia ështe e gatshme të  për të vazhduar bisedimet dhe për ti dhënë  fund luftës.

 

Ndër të tjera, Putin ka theksuar se mobilizimi i pjesshëm ushtarak i Rusisë do të përfundojë brenda dy javësh.

 

Mobilizimi i pjesshëm” do të përfundojë brenda dy javësh, me 222 mijë rezervistë të mobilizuar tashmë. Rreth 16 mijë prej tyre tashmë janë duke luftuar në Ukrainë

 

Ndër të tjera, shefi i Kremlinit theksoi se në këtë moment nuk është e nevojshme të takohet me homologun e tij Joe Biden. Teksa u pyet nëse ishte penduar për luftën në Ukrainë  ai u përgjigj “ Jo” duke e quajtur atë një operacion ushtarak. Putin  nënvizoi se çdo përplasje e drejtpërdrejtë e trupave të NATO-s me Rusinë do të çonte drejt një katastrofe globale.