Ndonjëherë rrjedha e jetës, problematikat e puna, mund të na bëjnë të harrojmë njërëzit tanë të dashur. Video e mëposhtme, e bërë virale në rrjet, tregon rrëfimin e një gruaje, të cilës i shkruan gjyshi.

Ky i fundit, 92 vjeçar, i çon sms mbesës së tij të vetme, duke i thënë: “Si je Megan? Jam gjyshi. A mundesh të vish sot tek unë për të fjetur? Nuk jam ndier mirë dhe më ka marrë malli për ty”

Mbesa i përgjigjet se do të vijë pasdite, ndërsa i moshuari i lutet që të blejë ushqim me patate të shtypura, pasi nuk ka mundësi të konsumojë gjëra të forta.

Video e postuar në rrjetin social ka mbledhur miliona klikime dhe është një përkujtesë, për këdo që i ka ende gjallë gjyshërit e gjyshet, që të përkujdesen e t’i dhurojnë dashuri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re