Deputeti socialist, Alqi Bllako pasditen e sotme ka dorëzuar zyrtarisht në Kryesinë e Kuvendit, kërkesën e tij për dorëheqjen nga mandati i ligjvënësit. Shkresa zyrtare ka mbërritur në kuvend para se të zhvillohej mbledhja e Këshillit të Mandateve.

Ndaj Bllakos, rezultojnë disa akuza lidhur me kontratën e inceneratorit të Fierit. Alqi Bllako akuzohet se ka shpërdoruar detyrën e tij si sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit, duke ndryshuar dy herë kontratën dhe duke bërë shkelje të tjera që i kanë shkaktuar një dëm prej qindra milionë lekësh buxhetit të shtetit.

Tashmë pritet që kryesia e Kuvendit të miratojë vendimin për heqjen e mandatit të Alqi Bllakos dhe më pas Prokuroria e Posaçme (SPAK) mund të bëjë arrestimin e tij.

Shkresa që Bllako ka dorëzuar në Kuvend

Sipas SPAK, hetimet ndaj Alqi Bllakos janë regjistruar si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim, dhe “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuara nga nenet 248, 25 dhe 260 të Kodit Penal”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re