Jetimët janë dhe të do të vijojnë të mbeten në vëmendjen e fondacionit “Firdeus” dhe “Shqiptarët për Shqiptarët”.

Kësaj here kemi vendosur që të sjellim gëzim në sytë e këtyre vogëlushëve, duke i dërguar në qendër tregtare që ata të mund të blejnë rrobat që dëshirojnë.

“Gjithmonë të privuar nga një dashuri që askush s’mund t’ua zëvendësojë, por ne përpiqemi të japim dashuri në radhë të parë e më pas  ndihma të tjera.”-tregoi Meri Bejleri.

“Ne dëshirojmë që këtë gëzim të madh që ndjejmë ne, të mund ta ndjeni dhe ju.”-shpjegoi Fatma Naçi.

E veç fëmijëve, fondacioni “Firdeus” ndihmoi nënat e jetimëve, duke u dhënë mundësinë që të blejnë ushqime për shtëpitë e tyre.

“Këto nëna janë të gjitha me fëmijë jetimë. Ne sot minimumi do t’ja bëjmë të mundur që të kenë tavolinën e iftarit përgjatë muajit, të gjithin plot… e të gëzojmë këta fëmijë.”-tregoi Fatma.

Të shumta ishin falenderimet e nënave apo gjyshërve që ishin ardhur për të shoqëruar nipat e mbesat jetime.

“Shumë të kënaqur jemi me ndihmën që na japin. Zoti ju shpërbleftë, mbesa ime u gëzua jashtë mase.”-

“Na ndihmuat, për fëmijët që i ka lënë i ati. I gëzuar jam sot, na shoqëruat për të marrë rroba e ushqime. Për mua është një mrekulli. Jam shumë i lumtur për nipat e mi.”-tha një burrë në moshë.

“Tre fëmijë i kemi por kushtet nuk ua plotësojmë dot. Juve faleminderit për ndihmën”-tha një tjetër nënë.

“Falenderoj Elvis Naçin që më dha mundësinë, po të bëheshin njerëzit si ai, asnjë nuk do të ishte i varfër. Kam marrë gjithçka nevojitet për shtëpinë, e para herë që kam mbushur karrocën në jetën time. Jam 54 vjeçe e kurrë nuk kam patur mundësi të mbush karrocën me ushqime. Im shoq ka vdekur e më ka lënë me borxhe, jetoj me qira e me fëmijë. Ju falenderoj nga zemra, sot e 100 vjet, jeni të mrekullueshëm.”-tregoi një nënë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re