Na ndajnë vetëm pak orë nga nisja e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit dhe duket se “lufta” ka filluar.

Partia Demokratike do të pozicionohet në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa hapjen do të nis në orën 17:00. Kurse në sheshin “Skënderbej” në orën 18:00, do të jetë Partia Socialiste.

Kënga e fushatës së PD do të jetë “Unstoppable”( I pandalshëm) nga këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht Sia.

Nuk dihet se nëse kjo këngë ka qenë zgjedhje e kryedemokratit Lulzim Basha apo e dikujt tjetër nga selia blu, por teksti tregon forcën për të mos u dorëzuar në asnjë sfidë.

“Jam i pandalshëm.
Unë jam një Porsche pa frena.
Jam i pathyeshëm.
Po, unë fitoj çdo lojë të vetme.
Unë jam aq i fuqishëm.
Nuk kam nevojë për bateri për të luajtur.
Jam kaq i sigurt.
Po, sot jam i pandalshëm.”, thuhet në refrenin e këngës, duke lënë të kuptohet fare qartë synimin që Partia Demokratike ka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re