Mes brohërimave dhe duartrokitjeve e thirrjeve në kor ‘Rama ik!’, është pritur sot në qytetin e Beratit, lideri i PD-së, Lulzim Basha. Ai tha se ishte i prekur dhe emocionuar nga kjo pritje.

“Jam i prekur dhe emocionuar nga kjo pritje. Shqipërisë i ndodhi një aksident kur u zgjodh Rama. Por kjo nuk do të jetë e ardhmja jonë. Shqipëria kërkon ndryshim. Në rrugëtimin tim nga jugu në veri, shqiptaret kërkojnë ndryshim.”, tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re