Është zbardhur dëshmia që ka dhënë përpara prokurorit ish-efektivi i RENEA-s Arbër Paplekaj, i cili dyshohet si autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, akt të cilin pretendon se e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes.
Paplekaj është shprehur i tronditur nga vrasja që ka kryer, por thotë se ai ka reaguar në kushtet e vëtëmbrojtes dhe të personave të tjerë me të cilën shoqërohej, ndërsa vetë ai ka pasur një plagë në dorë, për të cilën ka kërkuar ekzaminim mjeko-ligjor.
Paplekaj ka shprehur pasiguri dhe për gjendjen në të cilën ndodhet familja e tij, bashkëshortja dhe katër fëmijët, ndërsa shton se nuk ka lejuar mjekimin e dorës pa pasur një raport të plotë të gjendjes së tij mjekësore.
“Duke qenë se jam tepër i tronditur nga ngjarja e ndodhur për shkak të humbjes së jetës së një personi dhe se nuk kisha menduar ndonjëherë se do të gjendesha në një situatë dhe rrethanë që të rrezikoja jetën e dikujt për shkak se unë jam i trajnuar dhe i betuar për mbrojtjen e jetës së qytetarëve pavarësisht rrethanave ekstreme në të cilat jam ndodhur për të reaguar në mbrojtje të vetes dhe personave me të cilët isha nuk ndryshon dhimbjen dhe tronditjen që kam.
Po kështu duke qenë në kushtet e ndalimit dhe nuk kam dijeni se në ç’rrethana ndodhet familja ime dhe katër fëmijët që unë kam për këto arsye unë nuk jam i qetë për të dhënë shpjegime në këto momente. Unë nuk do të jap shpjegime, por kam kërkuar ditën e ndalimit këqyrjen dhe ekzaminimin mjeko-ligjor të një plage të dukshme të cilën e kam në dy gishtat e fundit të dorës së djathtë.
Ky fakt është i pasqyruar dhe në regjistrin e mjekut të dhomave të paraburgimit i cili ma ka parë këtë dëmtim dhe e ka regjistruar, por unë nuk e kam lënë të ma mjekojë për shkak se nuk ishte bërë këqyrja dhe ekzaminimi mjeko-ligjor.
Kërkoj aktualisht që të kryhet dhe ekzaminimi mjeko-ligjor. Kaq kam për të thënë. Procesverbali pasi u lexua dhe u gjet i rregullt u firmos pa vërejtje”, thuhet në dëshminë e Paplekajt.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb