Teksa të hënën pasdite pritet të zhvillohet tubimi i paralajmëruar për mbrojtjen e Kushtetutës, Presidenti Ilir Meta publikoi qëndrimin e një tjetër personalitete kësaj here nga fusha e sportit. Meta publikon videon e Sabah Bizit, i cili apelon për mbrojtjen e Kushtetutës.

“Jam i verbër, por zemra më rreh fort për këtë vend. Prandaj, i lutem qytetarëve shkodranë që me 2 mars t’i bashkohen thirrjes së Presidentit Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, thotë Sabah Bizi.

Postimi i Metës: Nderim të veçantë për Legjendën Kuq e Zi dhe të Vllaznisë së paharrueshme, Sabah Bizin, i cili apelon për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Demokracisë!

Unë jam i bindur se ashtu si shkodranët vinin dikur me biçikleta në Tiranë për ta mbështetur Bizin dhe Vllazninë, sot për të mbrojtur demokracinë do të marshonin edhe në këmbë po t’u kërkohej. Edhe 24 orë për t’i dhënë paralajmërimin mbarëkombëtar grushtit të shtetit! Nesër në Tiranë! mars!

#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin #BashkohuEdheTi

https://connect.facebook.net/fr_FR/sdk.js#xfbml=1&version=v6.0

Nderim të veçantë për Legjendën Kuq e Zi dhe të Vllaznisë së paharrueshme, Sabah Bizin, i cili apelon për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Demokracisë!

Nderim të veçantë për Legjendën Kuq e Zi dhe të Vllaznisë së paharrueshme, Sabah Bizin, i cili apelon për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Demokracisë!Unë jam i bindur se ashtu si shkodranët vinin dikur me biçikleta në Tiranë për ta mbështetur Bizin dhe Vllazninë, sot për të mbrojtur demokracinë do të marshonin edhe në këmbë po t'u kërkohej. Edhe 24 orë për t'i dhënë paralajmërimin mbarëkombëtar grushtit të shtetit! Nesër në Tiranë! mars! #PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin #BashkohuEdheTi

Publiée par Ilir Meta sur Dimanche 1 mars 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re