Një vit e gjysmë pasi Këshilli Prokurorial i Kosovës zgjodhi Blerim Isufajn si  kryeprokuror të ardhshëm të shtetit, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se nuk do ta dekretojë këtë emër. Ajo nënvizoi se për këtë cështje eshte kercenuar dhe me jetë.

 

“Ka pasur edhe presione të tjera të paligjshme, ta zëmë njerëz që dërgonin mesazhe që ‘në qoftë se nuk e dekreton dhe nuk e nënshkruan do të bëjmë dosje, do të ngrehim aktakuza, do t’i lidhim duart’, dhe të tjera. Por, ata duhet ta dinë që këto më shumë se dy dekada që jam në politikë, presionet asnjëherë nuk kanë bërë punë e nuk do të bëjnë as tani”

 

Osmani ka sqaruar se e ka marre kete vendim  pasi sipas saj procesi është cilësuar si i parregullt dhe diskriminues nga të gjithë vëzhguesit.

 

“Sot e kam njoftuar Këshillin Prokurorial të Kosovës lidhur me vlerësimin e procedurës i cili duke pasur parasysh të gjitha shkeljet, më obligon që mos ta bëjë dekretimin e kandidatit të propozuar për Kryeprokuror, sipas propozimit të KPK-së të datës 8 prill, 2022″

 

E pyetur nga gazetaret per vijimin e dialogut Osmani deklaroi se procesi duhet te rimendohet pas sulmit ne Banjske, ndersa shtoi se ekziston mundesia e vendosjes se masave ndaj Serbisë.

 

 “Një numër i shteteve anëtare kanë dhënë sinjale pozitive që janë duke e shqyrtuar një gjë të tillë. Komisioni Europian duhet te dal me një propozim  konkret ne lidhje me keto masa,Me të gjitha këto argumente do të ishte dëm për paqen dhe dialogun nëse nuk do të merreshin masa ndaj Serbisë.

 

Tensionet mes Prishtines dhe Beogradit janë rritur që  pas sulmit në Banjske të Zvecanit ku mbeti i vrare efektivi Afrim Bunjaku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re