‘Jam ndjerë i kërcënuar se Arian Gosa do të më vriste mua ose familjen time’.

 

Kështu është shprehur këtë të shtunë përpara togave të zeza Habib Rexha, i cili ekzekutoi me një plumb Gosën në një lokal në Kavajë.

 

Gjykata ka lënë në burg Rexhën, ndërsa shokun e tij Ervis Kurtin, i cili akuzohet se largoi nga vendi i ngjarjes autorin, do te qendroje ne arrest shtëpie.

 

Në seancën me dyer të mbyllura, Habib Rexha është shprehur se vrasjen nuk e ka kryer për gjakmarrje, pasi në ngjarjen e marsit, vëllai i tij Altin Rexha dhe Edmond Gosa mbetet të vrarë të dy.

 

Por sipas tij, Arian Gosa ishte shprehur se do të vrisje një nga pjestarët e familjes Rexha.

 

Ndërsa në një dëshmi të mëparshme ai kishte thene se krimin e kreu nga gjaknxehtësia.

 

Të dielën e 21 majit, Habib Rexha u afrua në lokalin ku viktima ishte ulur sëbashku me babain e tij dhe e ka qëlluar me një plumb.

 

Menjëherë më pas u arratis në Durrës ku u fsheh për dy ditë. Pas negociatave me familjarët ai u vetëdorëzua në polici për tu përballur me drejtësinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re