Këngëtarja Adelina Thaçi ka rezultuar pozitive me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja në një shkrim në mediat sociale.

Këngëtarja tregoi se edhe pse është kujdesur në maksimum për tu ruajtur nga virusi, për shkak të papërgjegjshmërisë së disa personave është infektuar.

Ajo bën thirrje që të mos e fshehin këtë virus dhe të mos dalin pa masa mbrojtëse.

“Te dashure miq e familjare, Pas kaq muajve te kujdesit ne maximum nga ky virus,pa dal asnjihere pa maska pa doreza,besa 3 muajt e pare as nga shtepija. Ne mesin e kesaj popullate kemi kaq shume njerez te pa pergjegjshe qe i hasim e e mshefin pa asni fije turpi.

Une hasa ne keto simptoma. Para dy dite, pra; Lodhje te madhe te trupit. Dhimbje te syve larte, poshte, anash, kokedhimbje dhe qafa. Une skam humbje te shijes e as te nuhatjes, jo koll. Temperature 37.5. Pra keto ishin simptomet e mija. Dhe e bona testin ku para pak qastesh me rezultoi pozitiv. Ju lutem mos fshehni qe jeni me virus, mos dilni pa masa mbrojtese, e ju njerez qe e fshihni duhet marre me ju ardh, e qe e di qe jeni te shumt!”- shkruan Thaçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re