
Prej 5 muajsh të papaguar, punonjësit e inceneratorit të Fierit kanë dalë sot në protestë, duke bllokuar disa prej kamionëve që po transportonin mbetjet.
Dhjetra punonjës kanë bllokuar mjetet me mbetjet e bashkive Rroskovec, Patos, Fier dhe Luhnje, ndërsa kërcënojnë se do të futen në grevë urie në rast se nuk marrin pagat e tyre të prapambetura.
Inceneratori i Fierit është marrë nën administrim nga shteti, pas vendosjes së sekuestros me urdhër të SPAK.
Pavarësisht se iu ishte premtuar dhënia e pagës, punonjësit ende nuk e kanë marrë atë, duke u zhyyr në borxhe, për të mbajtur familjet e tyre.
“Jam mbytur në borxhe, në kredi, nuk kam ku të vete më, do hyjmë në grevë urie, po bëjmë çdo ditë sherr me gruan në shtëpi, jemi pa bukë, po kërkojmë vetëm lekët tona, nuk po kërkojmë mëshirë, zoti Faraudin Arapi na ka thënë që mbyllni portën skeni se çfarë të bëni”, u shpreh një nga punonjësit.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb



