Një vajzë 24 vjeçare e cila e pranoi publikisht se ishte e infektuar me COVID-19, e fitoi betejën me virusin.

Ajo njoftoi në “Instagram” se bashkë me të ëmën kanë rezultuar negative dhe tanimë do të respektojnë masat e vendosura, vetëizoli 14 ditor, përpara se të dalin.

“Thjesht ishte një kalitje tjetër. Kuptova që jam më e fortë nga ç’mendoja. Më bëri të kuptoja që të punuarit me veten jep rezultat, pavarësisht se nuk është përherë e dallueshme në një situatë normale”, ishte një nga përgjigjet e saj për miqtë në Instagram.

“Unë dhe mami rezultuam negative në testimet e fundit dhe tani mezi po pres të mbarojë 14 ditëshi që të dal”.

Më 21 mars një vajzë 24-vjeçare nga Shqipëria, pranoi publikisht se ishte infektuar me koronavirus.

Në një video-mesazh ajo i bënte thirrje të gjithëve të ndihmojnë personat që po luftojnë këtë pandemi duke qëndruar në shtëpi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re