Skip to content

“Jam më krenar për ta tani pas zgjedhjeve”, Rama për patronazhistët: Po të mos ishin ata, nuk do ishim makineri e pathyeshme, por një “foltore”

Në raport-progresin e raportit të Komisionit Europian, përmendej keqpërdorimi i pozicioneve publike, duke u referuar tek patronazhistët. A jeni akoma krenar për patronazhistët dhe a do vazhdoni ti përdorni në zgjedhje?

Mund të kenë emra të ndryshëm, patronazhimi është infrastruktura e një partie politike. Jam edhe më krenar se cfarë isha para zgjedhjeve. Pa ta nuk do të ishim një makineri e pathyeshme por do të ishim një foltore.

Raporti flet për pretendime që po hetohen, nuk flet për patronazhistët. Trajtohen deri në fund, nuk po zgjatem më tepër duke përsëritur se nuk ka pasur asnjë problem me asnjë të dhënë personale. Kur flet për kartë identiteti, flet për dicka që mban brenda të dëna sensitive.

Karta jonë nuk ka brenda asgjë, vetëm një numër që nuk tregon asgjë. Të dhënat e kartave kanë qenë në internet prej vitesh, Ato nuk janë të vlefshme dhe nuk duhen në punën e patronazhistëve. Le ti hetojnë deri në fund pa asnjë problem. Jam më krenar se cfarë isha para zgjedhjeve. Do kishim marrë jo 74 po 77 nëse votuesit nuk do kishin votuar gabimisht në numrin e deputetëve duke dashur të votojnë partinë.

/faxweb