109 vite më parë në Vlorë, ngritja e flamurit kuqezi do të shënonte ditën më të rëndësishme për shqiptarët, Pavarësinë e vendit.

Si sot 109 vite më parë, Vlora u mbush në shqiptarë, shumë prej të cilëve erdhën për të festuar Ditën e Flamurit.

Shumë prej qytetarëve ishin shqiptarë të Kosovës, të cilët mbërritën në Shqipëri nga Kosova apo mërgimi, për të qenë pranë mëmëdheut.

“Jam mërgimtar, nga Zvicra kam ardhur. Do festojmë, do kënaqemi në vendin tonë. Shqipëria është nëna jonë,” shprehet për median njëri prej qytetarëve të pranishëm në shesh.

Një shqiptar i Shqipërisë, banues në Tiranë, tregoi se erdhi në vendlindje për festën.

 “Unë kam lindur këtu. Festa është shumë emocionuese. Tradita vlonjate është të jemi në shesh. Ne erdhëm nga Tirana nuk jetojmë më në Vlorë,” tregoi ai.

“Ne kemi ardhur si zakonisht çdo vit. Jemi një gjak një komb. Ne jemi së bashku. Ishalla në të ardhmen të jemi pa kufij.” thotë një shqiptar i Kosovës.

“E ndjej veten shumë të lumtur për këtë festë. Festa e ardhshme shpresoj të jenë të bashkuara. Të festojmë në mënyrë më dinjitoze. Duket si e qetë festa këtu në Vlorë. Por prap se prap urime të gjithë shqiptarëve,” shprehet një tjetër shqiptar i Kosovës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re