Kandidatja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, teksa ka qënë në një bashkëbisedim me votues për herë të parë në njësinë 13 i ka bërë thirrje të rinjve që të dashurojnë më shumë.
Ajo iu drejtua të rinjve duke i thënë që të dëgjojnë muzikë të mirë, të bëjnë qef, të dashurojnë e pse jo të punojnë dhe mësojnë më shumë.
“Është e vërtetë që dhe në këtë moshë njeriu të ketë dilemë se cfarë do të bëjë kur të rritet, dhe unë e kam.
Jam më e madhe se prindërit e juaj, njeriu është i ri në mendje, pastaj vjen faktori moshë.
Mesazhi që ju jap është ky, punoni më shumë, mësoni më shumë, bëni qejf më shumë, pse jo dashuroni më shumë, dëgjoni muzikë më shumë, pëlqeni dashurinë më shumë.
Ndihem e privilegjuar që jam në mesin e syve më të bukur, që janë sytë e rinisë.
Vazhdoni të jeni vetëvetja, punoni, mësoni.
Nëse ju do të keni nevojë, unë do të jem shoku juaj pavarësisht moshës”, deklaroi Kodheli ne takimin me te rinjte.