Deputeti i PS-së Vullnet Sinaj, në fjalën e tij në parlament, ndryshoi mendim për qasjen e tij në raport me reformën territoriale.
Sinaj tha se mendimi i tij është në minorancë. Ai theksoi se do të bashkohet me mendimin politik të Grupit të PS-së.
Kështu, Sinaj nënkuptoi se do e mbështesë vendimin e Grupit Parlamentar të PS-së.
Vullnet Sinaj: Unë jam zgjedhur nga banorët e qarkut të Vlorës dhe nuk kam qenë pro kësaj reforme. Por idetë e mia ngelen në minorancë.
Grupi Parlamentar të PS-së ka vendosur që të votohet projektligji për reformën territoriale. Në fund të fundit janë pikëpamje. Në këtë moment, që Grupi i PS ka marrë këtë vendim, vendimmarrja ime i lë vendin vendimmarrjes të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Mbështetja ime nuk është çek i bardhë, por kërkon që të bëhet më mirë dhe për zona malore.
