Skip to content

“Jam pa punë, kam tre muaj që jam pa punë”, lihet në burg 33-vjeçari që i vuri flakën Drejtorisë Arsimore në Fier pasi nuk e zgjodhën si mësues

Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 33-vjeçarinn Indrit Alushaj, i cili I vendosi qëllimisht flakën Drejtorisë Arsimore në qytetin e Fierit.

Në fjalën përpara kamerave Alushaj u shpreh se e kreu aktin e rëndë asi kishte tre muaj pa punë dhe është penduar ër këtë.

“Jam pa punë, kam tre muaj pa punë, jam penduar.”, janë fjalët e të

Kujtojmë se përpara dy ditësh Alushaj spërkati me benzinë katin e dytë të Drejtorisë Arsimore dhe i  vendosi flakën për motive të dobëta.

Sipas burimeve, Alushaj kishte kohë që kërkonte punë si mësues në qarkun e Fierit, por kërkesa e tij nuk ishte plotësuar, çka mund të ketë shtyrë të riun drejt këtij akti akti si një formë hakmarrjeje. Autori është zbuluar nga kamerat e sigurisë, që kanë filmuar skenën.

/faxweb