Kryemninistri Edi Rama thotë se nuk ka besim që mund të implementiohet identifikimi biometrik i zgjedhjeve deri në votimet e ardhshme, ndërsa ka treguar detaje edhe ku kanë ngecur bisedimet me opozitën për këtë çështje.

Rama tha se ajo çfarë po ndodh e ka përcaktuar qartë ambasadorja Yuri Kim që topi ëshrtë në dorën e opozitës, ndërsa votimi elektronik tha se është kategorikisht i pamundur.

Kryeministri tha në “opOpinion” se me futjen e identifikimit biometrik, një votues nuk ka mundësi të votojë dy herë pasi në rast se kapet, Kodi Penal e ndëshkon shumë rëndë.

“Po ndodh ajo që me sa dëgjova u tha edhe aty, dhe u tha qartë edhe nga ambasadorja e SHBA. Topi ësghtënë fushën e PD, sa na takon ne e kemi mbyllur këtë proces. Mendoj sinqerisht se kemi në dorë një produkt të mirë. Le të themi se nëse do ti qëndronim strikt kornizës së rekomandimeve të OSBE-ODHIR, ne nuk do ta përfshinim fare përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje, ai nuk e rekomandon pasi edhe Gjermania nuk e aplikon. Sa na takon pas 2017 kemi bërë një studim serioz, në mënyrë që alibia e elektronikës çudibërëse të dilte. Nuk është diçka e pabëshme sa i përket identifikimit bieometrik.

Votimi elektronik është i përjashtuar kategorikisht, në këtë rast flasim për propozimin e opozitës për identifikim elektronik. Jo për të nxjerrë përputhshmërinë e votuesit me emrin, por duke pasur një sistem të tillë votimi dy herë është i pamundur, në rast se kapet kemi një Kod Penal shumë të ashpër. Kjo kërkon kohë dhe për zgjedhjet e ardhshme unë jam pesimist. ODHIR kërkon projekt pilot me faza, problemi që kemi sot është koha, kemi humbur shumë kohë jo për fajin tonë, se ne kemi pritur prej 3 vitesh që op[ozita të khehet në tryezë. Nuk bëhern rregullat e lojës me molotov por me dialog”, tha Rama.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re