Edi Rama: Sapo kam mbërritur në Tiranë kam shkuar në familjen e të ndjerit. Jam prekur pa masë, ne duam drejtësi, jo zhurmë politike. Përvec fjalëve të ndjesës, asgjë tjetër nuk mbetet fatkeqësisht pas një jete të humbur befasisht.
Efektivi ka vrarë një njeri në mënyrën më të pashpjegueshme dhe pa lidhje. Arma ishte e shtetit, prandaj ndjesa i takon shtetit, bashkë me angazhimin e zbardhjes së plotë. Autori ka kaluar në duart e drejtësisë dhe do të gjykohet nga organet e drejtësisë. Akti i tij ngjan i pakuptueshëm, është drejtësia që ka bazën e fundit.
Drejtësia ka nevojë për të hetuar gjithcka, sado e padiskutueshme të jetë, drejtësia ka nevojë ta dëgjojë autorin. Ndjenja e revoltës është e domosdoshme është të mos lëmë kundërshtitë politike që ti ngatërrojnë rrugën drejtësisë.
A është kjo ngjarje krejt e shkëputur nga vija e policisë së shtetit? A ka qenë vërtetë Policia e Shtetit të tejkalojë të drejtën e ushtrimit të forcës në vitet e fundit sikur u akuzua nga Presidenti i Republikës?
A janë drejtuesit e Shtetit, qoftë Ministri i Brendshëm të lidhur me krimin dhe a kanë shfaqur shenja vetëkënaqësie e brutaliteti papërgjegjshmërie në detyrë? Përgjigja e këtyre pyetjeve ndihmon këdo që dëshiron të jetë objektiv. Nëse ajo lidhet negativisht me një nga pyetjet, qoftë me moslidhjen e ngjarjes së rëndë, me policinë e shtetit apo drejtuesit e shtetit, përfshirë ministrin e brendshëm.
Kthehuni në kohë, Ina Nukën, e cila humbi gishtat e dorës sapo kishte nisur punën nga goditja kriminale e një protestuesi mu tek parlamenti i Shqipërisë.
/faxweb
